Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin tre kryebashkiakëve socialist në tre bashki në vend.
Në mbledhjen e të hënës, KQZ i dha mandatin kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, atij të Belshit Arif Tafani, dhe kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli.
Të tre këto tre kryebashkiakë i rikonfirmuan në detyrë në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalëve të tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
KQZ vendosi tu japë mandatin pas përfundimit të proceseve gjyqësore që koalicioni i opozitës adresoi ndaj tyre
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje