Politike

Kandidati për PD, Gjergji Hani: S’jam fasadë. Basha zhgënjeu, u kthye me teza populiste

Gjergj Hani, kandidati i cili ka vendosur të garojë përballë Lulzim Bashës në garën për kreun e Partisë Demokratike, tha në një dalje për mediat se, fokusi i tij do të jetë hapja e partisë.

Hani u shpreh se, ndryshe nga sa mund të perceptohet, ai do të jetë alternativë dhe jo fasadë në garë.

Ne foto: Gjergji Hani, kandidati i PD per kreun e partise

“Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Bashës dhe prisja që me rikthimin e tij në skenën politike, do të vinte me premisa të qarta mbi atë që ndan PD-në nga Sali Berisha. Cilat ishin mënyrat që ai do të përdorte për rindërtimin e PD-së për ta shkëputur nga partia e pazareve të pushtetit apo nga partia e liderit. Isha i bindur që Basha do të kthehej me këto premisa.

Kthimi i tij u ndërtua mbi bazë demagogjie populiste. E ndjeva si një sfidë personale me ata 104 mijë demokratë dhe mora përsipër që të sjell para shqiptarëve e demokratëve zërin e atyre që shkuan të votojnë duke e ditur fare mirë se do të humbasin. Unë jam një alternativë. Alternativa ndryshon sepse nuk është Gjergji por ideja që do të sjellë Gjergji për demokratët. Duhet një hapje e madhe e PD-së, jo në teori, por në praktikë. Të rifreskojmë burimet njerëzore përfshirë edhe prurje nga diaspora. Kryetari i partisë të krijojë qeverinë e tij në hije. Anëtarësia në PD të ulet nën moshën 16 vjeç” tha Gjergji Hani.

Sipas tij, PD duhet të jetë parti idesh dhe jo numrash.

“Nuk paskam të drejtë unë që të ndjej përgjegjësi për këtë forcë politike që gjithë jetën time e kam mbështetur. Unë e refuzoj këtë lloj politike! Nuk jam trim por nuk kam frikë pasi nuk jam i kapur nga askush. Të bësh krahasimin tim me Maqo Lakrorin më duket jashtë logjike. Gjergj Hani nuk ka përfituar dhe s’ka për të fituar asgjë, do të largohet nga kjo botë pa përfituar asgjë. Ka njerëz që mundohen ta mbushin jetën e tyre me vila gjigante ndonëse i duhet një krevat për të fjetur”, tha ai

Më tej, Hani prezantoi një platformë të gjatë bazuar në tre shtylla se si mund të ringrihet PD


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë