Politike

Sobotka në parlamentin shqiptar: Austria ju mbështet në BE

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka mbajtur një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë, ku u shpreh se “marrëdhëniet e dy vendeve janë të qëndrueshme”.

Ai theksoi se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Austrisë në procesin e integrimit dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.

“Marrëdhëniet e dy vendeve janë të gjata dhe të qëndrueshme. Vitin e kaluar kishim grupin e miqësisë këtu te ju dhe sollën me vete vetëm përshtypje të mira nga vendi juaj. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. Unë ju garantoj që Austria do mundohet ta përshpejtojë këtë gjë.

Shqipëria është pjesë e Evropës dhe duhet të shkojë sa më shpejt drejt saj. Është angazhim i Shqipërisë dhe BE.

Nuk duhet të harrojnë Ballkanin, ta nxjerrim jashtë fokusit, do bëjmë gjithçka për t’ju mbështetur”, tha ndër të tjera ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë