Politike

S’ka kontestim për zgjedhjet, por Arlind Qori të jep detajin e disa fletëve të votimit që u numëruan si të Veliajt: Në vjeshtë protesta     

Arlind Qori që drejton Lëvizjen ‘Bashkë’ u rendit i treti për nga numri i votave në garën për bashkinë Tiranë, duke lënë pas edhe Roland Bejkon e PD.

Ndryshe nga opozita, Qori nuk ka kontestim për zgjedhjet edhe pse ai vëren se ka pasur shkelje në disa raste.

“Ne hymë në zgjedhje me një parti që kontrollonte procesin zgjedhor. Ishte një zgjedhje një partiake në kuptimin e organizimit. Ne kemi mbrojtur çdo votë dhe nuk na është vjedhur asnjë votë. Kemi pasur debate me numëruesit socialist, mua psh më kanë hequr disa vota ku kishin 3 kutiza ndërkohë që Veliajt i kanë quajtur një fletë votimi që kishte të vizatuar një organ gjenital. Megjithatë ne nuk kemi ankesa serioze. Jemi krenarë dhe borxhlinj ndaj qytetarëve të Tiranës” tha ai.

Qori qartëson se lëvizja e tij nuk do të jetë me partitë e tjera politike kur pyetet nëse kishte marrë ftesë nga partitë e tjera të vogla të cilat një ditë më parë paraqitën një platformë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

 “Ofertë s’kemi pasur. Sepse ne do refuzonim çdo oferte nga aktorë të vjetër të partive. Çfarë lidhje kam unë për shembull me Mediun? Unë nuk vdes të jem deputet, unë besoj tek një politikë të ndershme. Mua këto iniciativat me duken si pretekst për të dalë në tv” tha ai.

I vetëm sa duket në krye të lëvizjes “Bashkë” ai do të fillojë edhe një cikël protestash në vjeshte siç edhe paralajmëroi   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë