Politike

Çështja ‘Beleri’, Mitsotakis: Jam i zhgënjyer, respektimi i ligjit, kusht për Shqipërinë në BE

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u shpreh nga Brukseli, “i zhgënjyer” nga qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe paraburgimi i kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Gjatë një konference për shtyp, pas përfundimit të samitit, Mitsotakis përcolli një mesazh për Tiranën.

 “Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet  në burg, për ne, me dispozita të dyshimta procedurale”.

Kryeministri grek e cilëson rastin Beleri si “goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane”, ndërsa thotë se kjo do të jetë një element i vlerësimit grek për rrugën evropiane të Shqipërisë

“Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri.”

Mitsotakis bëri të qartë se çështja Beleri nuk është një çështje që Greqia “do ta lërë të kalojë kështu”, duke lënë të kuptohet se do të reagime të tjera

Ndërkohë mediat njoftojnë gjithashtu se Presidenti turk Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohen në samitin e NATO-s në Vilnius muajin e ardhshëm.  

Mitsotakis u betua për një mandat të dytë si kryeministër të hënën

Ergodan, i cili u zgjodh në mandatin e tij të tretë muajin e kaluar, uroi Mitsotakis në një telefonatë, tha Presidenca turke të hënën.

Ai tha se dy qeveritë e rizgjedhura krijojnë një mundësi për marrëdhënie dypalëshe midis vendeve fqinje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë