Sali Berisha mblodhi deputetët ku fillimisht u kujtoi të vetëve se prej 6 muajsh është depozituar në Kuvend ligji për lustracionin
“Prej mbi 6 muaj ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit. Ky ligj është ligji i cili, jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarët e lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, detyra e atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit…
Ky ligj u rikthye në parlament në 2008 dhe me kërkesë të Ramës Kushtetuesja e hodhi poshtë. Vendimi i Gjykatës ishte antikushtetues pasi në 1996 ishte kushtetues. Këta duan të bëjnë gjahun e shtrigave, sepse këta nuk duan lustracionin. Këta duan të vendosin amendamente pra këta duan të mbajnë peng zyrtarë të lartë të cilët ligji i lustracionit do i nxirrte nga detyra. Kjo është e papranueshme për ne, kërkojmë sjelljen e ligjit” tha fillimisht Berisha. Më tej ai kërkoi debat në punimet e të hënës në Kuvend kur në axhendë ishin raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë ndërsa pati një qëndrim edhe për Ballkanin e Hapur të cilin Rama e paralajmëroi në fundjave se do të mbyllej si nismë
“…Rama kalonte nga samiti në samit, duke iu dhënë mend europianëve se kjo është nismë shumë më e vlefshme se, sesa procesi i Berlinit pothuaj gjysmë gjallë, gjysmë i vdekur. Dhe liderve të BE u thoshte se: ju nuk arrini të kuptoni. I paraqiste moskuptues, etj.
Dy persona mbështesnin fuqishëm këtë projekt. Ky ishte Sergej Lavrov, i cili nismën e Berlinit e quante Ballkani i Mbyllur i Brukselit, edhe pse përfshinte të gjashtë shtetet, bazohej në Ballkanin e shteteve sovrane dhe të barabarta, dhe jo nga Ballkani i dominuar nga hegjenomizmi serb dhe rus. I dyti ishte, Alexis Soros, kumbari i këtij projekti i cili u emërtua me titullin e një artikulli që kishte shkruar i ati në vitin 1991. Ballkani i Hapur bllokoi rezolutën e genocidit serb për Kosovën. Falimentuan me mijëra ferma e sipërmarrje, dhe tani përfundoi si një nismë antieuropiane dhe pasi i nxorën kartonin e kuq, Rama thotë se ‘Ballkani i hapur u mbyll’, megjithëse fillon kohë e re sepse padroni i tij në Ballkan tha: ‘Nuk u besova veshëve të mi, e tha këtë apo jo argati im”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje