Futboll

Edhe futbolli anglez me VAR, që nga sezoni i ardhshëm

Ndryshime të rëndësishme edhe në futbollin anglez. Premier League u bashkohet katër kampionateve të tjerë më të fortë të Europës sa i takon teknologjisë. Duke filluar nga sezoni 2019/2020, VAR-i do të aplikohet zyrtarisht edhe në kampionatin anglez, ashtu si në Spanjë, Itali, Gjermani dheFrancë. Njoftimi është dhënë nga Federata Angleze e Futbollit nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Tuiter. Deri tani, në Angli teknologjia ishte testuar me shumë sukses në dy kompeticione të tjera, FA Cup dhe Carabao Cup, por jo në kampionat. Nga sezoni e ardhshëm, të pesta ligat kryesore në Europë do të përdorin sistemin “Video Assistant Referee”.

“Klubet e Premier League kanë rënë dakord për futjen e teknologjisë në kampionat, duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2019/20 – shkruhet në njoftimin zyrtar. – Në asamble klubeve u është dhënë një material në lidhje me provat e VAR-it. Udhëzimet kryesore për përdorimin e VAR-it në FA Cup dhe Carabao Cup, si dhe në kampionate të tjera të gjithë botës, janë diskutuar në çdo detaj. Programi testues, por jo direkt në ndeshje, do të shihet gjatë gjithë pjesës së mbetur të këtij sezoni, veçanërisht të shtunave pasdite, kur luhen shumë ndeshje njëkohësisht. Do të ketë një protokoll të qartë për komunikimin e vendimeve të VAR-it për tifozët”.

Njoftimi zyrtar i Federatës Angleze të Futbollit

Tani Liga në Angli do të bëjë një kërkesë zyrtare në këshillin ndërkombëtar dhe në FIFA për përdorimin e VAR-it sezonin e ardhshëm. “Dorëzohet” kështu edhe Anglia për përdorimin e teknologjisë në futboll, që me sa duket, është e domosdoshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë