Në vizitën e tij në Prishtinë, Kryeministri Edi Rama u prit fillimisht në aeroport nga ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Më pas ai ka zhvilluar takimin e planifikuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkohë, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier është parë të futet në Presidencë.
Siç raporton media kosovare “Zëri”, Hovenier do t’i bashkohet takimit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pa specifikuar se për çfarë konkretisht.
Rama pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa ende është në pritje të një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.



Ky i fundit ka refuzuar takimin me Ramën pa “mbledhjen e dy qeverive”
Më herët gjatë ditës, Rama ishte në Shkup nga ku tha se “shpresonte se Albini (Kurti) nuk e ka harruar Kanunin, që edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi”.
Kryeministri Edi Rama ka filluar një tur dy ditor në Ballkan në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë një shtysë të re Procesit të Berlinit, samiti për të cilin do të mbahet në muajin tetor në Tiranë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje