Juristi Ledio Braho nuk sheh ndonjë ndryshim nëse mbledhja e Këshillit të Mandateve për Arben Ahmetajn (që vijon sot) bëhet me dyer të hapura apo të mbyllura sa i përket ruajtjes së sekretit hetimor.
“Kushdo që ka dashur të marrë dokumentin e SPAK e ka marrë. Provat nuk dalin nga mbledhja. Mazhoranca ka përdorur forcën e kartonit që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura dhe publiku të mos ketë informacione. Edhe nëse bëhej me dyer të mbyllura nuk do të cenohej asgjë. Ahmetaj është i zgjedhur dhe duhet të ketë transparencë maksimale nga parlamenti. Unë besoj që kërkesa drejtuar Kuvendit nuk ka të bëjë me individë të tjerë. Nëse bëhej fjalë për ata individë, sekreti hetimor mund të ruhej deri në fund këtu bëhet fjalë për veprimet e mosveprimet e zotit Ahmetaj në dy ministri që ka drejtuar opinioni publik duhet të marrë informacion të plotë pa cenuar sekretin hetimor. Në rastin e zotit Tahiri ka qenë e hapur”, tha Braho në “Debat” në A2CNN.
Sipas tij, për Arben Ahmetajn duhet të sigurohej masë sigurie, pasi hetimi në gjendje të lirë cenon provat, i shmanget drejtësisë dhe shfrytëzon kohën për të negociuar.
“Sa i takon SPAK hetimet vijojnë, Ahmetaj është nën hetim duke qenë në gjendje të lirë mund të ndikojë në një pjesë të personave që kanë dijeni për ato veprime që hetohet gjenda e tij e lirë mund të cenojë provat dhe mundësi për t’u larguar. Në praktikën e SPAK kërkon masë sigurie për qytetarët e tjerë nëse nuk do të ndiqej i njëjti standard do të ishte e çuditshme. Ka shumë persona të tjerë që janë në hetim dhe mund të kenë dijeni për këto vepra penale dhe në këto kushte të kërkohet masë për të që të vijojnë hetimet. Ajo që është interesante është që nuk jep dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Nëse ai ka vendosur të mos vijë në Shqipëri ose ai kërkon t’i shmanget drejtësisë, po e përdor kohën për të negociuar mbi mundësitë që ka. Ai nuk akuzohet për shpërdorim detyre, por ka përdorur ndikimin e tij për të ndryshuar VKM, apo dhe ligjin për koncesionin”.
Kontrolli i banesës së Ahmetajt për Brahon nuk ka asnjë kuptim.
“Unë nuk e di kë banesë do t’i kontrollojnë Ahmetajt dhe që nga kontrolli i banesës së bashkëjetueses mund t’i ketë të boshatisura. Çdo gjë tjetër mund të ketë kuptim, por kontrolli i banesës duket irrelevant se çdo gjendet në të”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje