Politike

Rama: Do të flas pasdite për votimin në Kuvend që lejoi arrestimin e Ahmetajt

Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se do të reagojë në orën 18:30 në lidhje me votimin e parlamentit që i hapi rrugë arrestimit të Ahmetajt.

“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, shkruan Rama në Twitter.

Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë