“Duhet të hetojmë nëse Nikolla Gruevski është larguar nga vendi vullnetarisht apo është rrëmbyer”. Kjo deklaratë e kryeministrit maqenoas Zoran Zaev në njëkonferencë për shtyp ka lënë gojëhapur pothuajse të gjithë gazetarët e pranishëm në selinë e qeverisë. Edhe përgjatë ditëve të fundit, Shkupi zyrtar ka lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar dhe ka bërë thirrje për ekstradimin e ish-kryeministrit me arsyetimin se u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë, Zaev ka mbajtur sot një tjetër qëndrim.
“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski të vuajë dënimin këtu në Maqedoni. Por duke e ditur si kanë ndodhur gjërat, po parashtroj publikisht pyetjen a është larguar vullnetarisht zoti Gruevski nga Maqedonia, para se Gjykata të ketë lëshuar urdhrin për arrestimin e tij apo është rrëmbyer. Pres përgjigje si edhe nga Gruevski ashtu edhe nga Hungaria”, deklaroi ai duke hedhur kështu akuza të rënda ndaj Budapestit zyrtar.
Arratisja e ish-kryeministrit duket se erdhi falë një operacioni të koordinuar nga ana e autoriteteve hungareze në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. Ai është shoqëruar nga një makinë e Ambasadë Hungarezë në Tiranë drejt Malit të Zi, ku sipas mediave në Podgoricë, është pritur nga një tjetër makinë e autoriteteve hungareze. Ato shkruajnë se më pas ai është nisur drejt Serbisë i shoqëruar nga konsulli dhe zëvendës ambasadori i Hungarisë në Mal të Zi. Në kufirin serb duket se e kapritur një tjetër makinë, e cila e ka dërguar në Ambasadën Hungareze në Beograd. Por a është e mundur që Nikolla Gruevksi të jetë rrëmbyer me forcë ( në këtë rast nga autoritet hungareze), siç pretendon kryeministri Zaev?

Mediat dhe zyrtarët hungarezë kanë raportuar ditën e sotme se ish-kryeministri maqedonas po qëndron në vilën e liderit hungarez, Viktor Orban, fakt që ka ngjallur zemërimin e opozitës në Budapest, e cila akuzon Orban se po strehon një kriminel.
Një tjetër fakt që hedh poshtë deklaratën e Zaev është se ish-kryeministri Nikola Gruevski kishte zbrazur llogaritë bankare që në shtator. Në atë kohë ai mbante konferenca për shtyp dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik, por duket se e kishte pasur gjtihnjë një as nën mëngë: largimin nga Maqedonia.
Edhe pse këto informacione janë jozyrtare, Prokuroria Speciale Maqedonase konfirmoi të enjten se nuk kishte mundësi që të ngrijë llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht ai nuk ka asnjë qindarkë dhe pronë në emër të tij. Ndërkohë ka spekullime që Hungaria është vetëm një stacion i Gruevskit, pasi destinacioni final i tij duket se do të jete Rusia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje