Politike

Rama mbledh liderët e rajonit: Folëm mbi planin e ri financiar të BE për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama priti në Tiranë në ambientet e Vilës 30, liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Procesit të Berlinit.

Në takim ishte edhe Ilir Beqaj, drejtues në Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Në takim mungoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më herët ai njoftoi se ndodhet në Greqi për edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar.

Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

Ne foto: Kryeministri i Shqiperise me homolohen e tij te Serbise, Ana Brnaviç

Në takim morën pjesë  Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, dhe ajo e Serbisë Ana Brnabiç.

Pas takimit të zhvilluar Rama përcolli njoftim të shkurtër në Faceboook.

“Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi🇪🇺Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović🇲🇪 Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski🇲🇰 dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić”, shkruan Rama.

Në foton e përbashkët nuk është Kryetarja e Këshillit të Ministrave e Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, që fillimisht u raportua nga mediat se ishte edhe ajo në takim

Ne foto: Kryeministri Edi Rama duke u futur ne vilen 30

Takimi i te henes ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez Emanuel Macron.

Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Takimi radhës do të mbahet në tetor po në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë