Politike

Bardhi dhe Tabaku takim me deputetë të PE: Kjo qeveri është kapur nga korrupsioni  

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku zhvillua një takim me disa deputetë të Parlamentit Europian që ndodhen në një vizitë në Tiranë.

Bardhi deklaroi gjatë takimit se, “qeverisja e Edi Ramës ka tashmë tiparet e plota të kapjes së shtetit, si forma më e lartë e korrupsionit”

“Kënaqësi takimi me delegacionin e Parlamentit Europian, me të cilët sëbashku me kolegen Jorida Tabaku ndamë qëndrimin tonë për nevojën imediate që ka Shqipëria për një reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse; forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe respektimin e shtetit ligjor.

Keqqeverisja e Edi Ramës ka tashmë tiparet e plota të kapjes së shtetit, si forma më e lartë e korrupsionit. Kjo nuk po e lejon Shqipërinë të bëjë përpara, duke devijuar nga e vetmja rrugë e sigurt e së ardhmes, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian” shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë