Politike

Në 05.00 të mëngjesit Kuvendi votoi ligjin për kanabisin, studentët e mjekësisë dhe mandatin e Gjinushit

Kuvendi i Shqipërisë me 69 pro, 23 kundër dhe 3 abstenim, miraton ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industrial.

Po ashtu u miratua me 71 pro dhe 23 kundër dhe ligji i cili u jep mbështetje studentëve të mjekësisë të cilët pas studimeve vendosin të kontribuojnë në vendin tonë për një periudhë 2-3 apo 5 vjeçare.

Po ashtu u votuan dhe disa ndryshime në ligjin për akademinë e shkencave.

Në fund të një seancë plenare maratonë, e cila nisi dje në orën 10:00 e që përfundoi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, duke i dhënë fund edhe sesionit parlamentar, votoi pikat e rendit të ditës. Prezentë në proces votimi ishin 95 deputetë të pranishëm.

Po ashtu u miratua ligji për pensionet, ku pensionistët që punojnë s’do paguajnë kontribute. U miratua dhe ligji i ri për tatimet mbi të ardhurat, një ligj që ndihmon eksportuesit.

Gjatë kësaj seance plenare u votuan miratimin e ligjit Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”. Po ashtu dhe ligjin për strehimin social. Një ligj tjetër i miratuar ishte dhe ai që redukton taksën për ndërtimin e objekteve bujqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë