Këtë të diel, në Rrogozhinë do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor.
Në garë nga opozita do të jetë sërish Shkëlqim Hoxha që humbi për një grusht votash ndaj rivalit Edison Memolla.
“Qytetarët e Rrogozhinës e bënë zgjedhjen e tyre dhe e zgjodhën kryetarin e tyre, por në mënyrën më mafioze, më të paligjshme, përmes votimit të paligjshëm në burgun e Rrogozhinës, u përmbys vullneti i qytetarëve të lirë të gjithë Rrogozhinës.
Unë i ftoj dhe i inkurajoj të gjithë qytetarët e Rrogozhinës t’u qëndrojnë presioneve, intimidimeve dhe të rikonfirmojnë me vullnetin e tyre përsëri kandidatin tonë z.Hoxha si kryebashkiak i Rrogozhinës sepse jam i sigurt që do të jetë një menaxher i shkëlqyer i atij komuniteti”, shkruan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje