Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar domosdoshmërinë e depolitizimit të komisioneve zgjedhore nisur nga rasti më i fundit i zgjedhjeve të së dielës në Rrogozhinë
“Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domosdoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.
Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ”, tha Celibashi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje