Politike

Muhabet vule në PD, Bejko: Gazmend Bardhi na ka marrë vulën, ka ikur në drejtim të paditur 

Ish-kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie, Roland Bejko shprehet se kryesia ka vendosur të prodhojë vulën dhe t’ia japë atë sekretarit ligjor Indrit Sefa për shkak se vulën që ishte e ka marrë sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

“Personi përgjegjës që është sekretari i Përgjithshëm, e përdor vulën sa herë që ka nevojë partia. Atij ia ka lënë kryetari i partisë. Ka sekretariat kur lihet vula. Në kushtet ku është PD-ja sot që është pa kryetar dhe kryetari i komanduar ka dhënë dorëheqjen, detyrat i ushtron kryesia e partisë. Kjo e fundit po ushtron kompetencat që i ka dhënë statuti, nuk ka marrë kompetenca të tjera. Partia pret vulën, vulën e ka marrë Gaz Bardhi dhe ka ikur në drejtim të paditur”, tha Bejko.

Sipas tij “sekretari i përgjithshëm nuk ka kompetencë të mbledhë këshillin kombëtar”.

“Kur partia mbetet pa kryetar, mandatohet një nga nënkryetarët nga këshilli kombëtar. Bardhi duhet të jetë konsistent me qëndrimet e tij. Për një vit e gjysmë nuk ushtroi detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm, nuk e mblodhën njëherë kryesinë. Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Nuk u kujdes për përbërjen e listës së anëtarësisë. Unë kam folur në çdo studio për një vit e gjysmë. U kam kërkuar Bardhit, Alibeajt dhe Flamur Hoxhës të zbardhin vendimet e kolegjit të kryetarëve, u kam kërkuar të mbledhin kryesinë dhe nuk e bënë. Pse nuk e bënë? Kanë dashur që PD të shkërmoqej, ta linin në rënie të lirë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë