Politike

Studentët e Mjekësisë kundër ligjit, Begaj: Do të shqyrtoj me seriozitet argumentet e tyre

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi takim me një përfaqësi të studentëve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës lidhur me shqetësimet e tyre për ligjin e sapomiratuar në Kuvend për diplomat.

“Ky ligj është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 21/07/ 2023 dhe është aktualisht në fazën përmbyllëse pranë Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, konsideron se konsultat me palët e interesuara gjatë procesit legjislativ janë një instrument i çmuar për vendimmarrjen institucionale.

Në mbyllje të takimit, Presidenti siguroi përfaqësuesit e studentëve se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Presidencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë