Qeveria do t’i japë si dëmshpërblim mbi 24 mijë euro, ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila fitoi gjyqin në Strasburg kundër Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra nga sistemi i drejtësisë.
Në vendimin e qeverise thuhet se 19 600 euro do t’i marrë në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, si dhe në shumën 5 000 euro si kompensim, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
Gjykata e Strasburgut vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional” por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri.
“Gjykata konsideron se, në bazë të vlerësimit të përgjithshëm të rrethanave të veçanta të çështjes, shkarkimi i aplikantes, bazuar në thelb në faktin se ajo nuk ishte në gjendje të provojë se bashkëshorti i saj pagoi taksat në një pjesë të të ardhurave nga aktivitete të ligjshme në dy dekadat e shkuara dhe në mungesë të ndonjë indicieje për keqbesim apo dhunim të qëllimtë nga vetë aplikanti, ishte disproporcional me synimet e ligjshme të procesit të vetingut”, thuhej në argumentimin e kësaj gjykate.
Sakaq qeveria ka zgjatur me 6 muaj emergjencën energjetike në vend. Emergjenca përfundoi në qershor të këtij viti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje