Gazeta Si – Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik të Greqisë. Erald Jonuzi u qëllua për vdekje disa herë me armë zjarri para pallatit ku banonte, shkruajnë mediat greke.
Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 35-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar.
Jonuzi, sapo kishte dalë nga makina për të hyrë në pallatin ku banonte rrugën “Vizyinou” në Evosmos kur u qëllua për vdekje.
Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës të së mërkurës (27 korrik) kur 37-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi. Pasi parkoi makinën u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin atentatorët e tij.
Vrasësit kanë qëlluar disa herë drejt 37-vjeçarit dhe ambulanca është njoftuar nga një banor që ka dëgjuar të shtënat. Ai është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë disa minuta më vonë. Dyshohet se ngjarja ndodhi për larje hesapesh mes bandave rivale.
Ai ishte personazh i njohur në Korçë, ku njihet me pseudonimin “Zezaku”. Më herët ka pasur precedentë penalë në vitin 2009 për kalim te paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.
Ai u thirr si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Çollakut në vitin 2009, shokut të tij të fëmijërisë të ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje