Komisioni i Apelimit në PD më në krye Flutura Açkën vendosi se lëvizja e Gazment Bardhit për të mbledhur Këshillin Kombëtar është në kundërshtim me statutin.
Në vendim referoheshin disa nene të rregullores së brendshme të PD-së.
Gazment Bardhi ka reaguar duke thënë se rregullorja nuk është miratuar nga Këshlli Kombëtar dhe për pasojë nuk ka fuqi juridike.
Bardhi në fund të reagimit të tij nënvizon se ai do të mbledhë Këshillin Kombëtar.
“Me 300 veta deshmitarë dhe që kanë votuar, me median që ka pasqyruar faktin dhe përsëri marrin guximin të vetposhtërohen deri në diskretitim, duke gënjyer publikisht. Këtë të detyron një hall i madh ta bësh, sepse karrigia nuk mund të jetë justifikim! Dhe ndërkohë kërkojnë tu besosh qeverisjen e jetës dhe fatit të qytetarëve shqiptarë. Nesër në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, edhe si nevojë për të ndalur këtë turp!”
Bardhi është shprehur më herët se do të mbledhë Këshillin Kombëtar për dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga detyra e kryetarit të komanduar duke lënë të kuptohet se gjithë proceset e tjera që pasuan në PD përfshi edhe zgjedhjen e kryetarit në fundjavë janë nul dhe nuk njihen me statut partie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje