Politike

Ministrat në analizë, Rama i mbledh te ‘Uji i Ftohtë’, çfarë pritet të ndodhë  

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot anëtarët e kabinetit qeveritar jashtë Tiranës, për një mbledhje të gjatë dy ditore mbi analizën e punës të secilit prej dikastereve.

Takimi i kreut të PS me kabinetin e tij mbahet në zonën e Ujit të Ftohtë.

Në mbledhje pritet të analizohet angazhimi i ministrave në projektet e fillim vitit dhe ato të ardhshme.

Vetëm pas analizës, Rama mund të ndërmarrë vendime për ndryshime që siç janë shprehur edhe eksponentë të PS-së janë të pritshme.

Rokada në kupolën drejtuese të PS-së nuk dihet ende nëse do tu paraprijë edhe ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Ajo që dihet deri më tash është se Ram ka shkrirë sekretariatin dhe se në fund të muajit shtator do të mbajë edhe një kongres të jashtëzakonshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë