Politike

Rama nxjerr foto nga mbledhja e qeverisë: Reflektime dhe sezon i ri reformimesh   

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë disa foto nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë në Tepelenë, ku duket duke lëvizur sa në një tavolinë në tjetrën të grupuara sipas dikasterit që përfaqësojnë.  

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi

Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”, shkruan Rama duke e shoqëruar edhe me foto, ku fillimisht ai shihet në një tavolinë të zgjeruar në njërin krah zv-kryeministren Belinda Balluku dhe ne kahun tjetër ministren qe u përfol se e shkarkoi Delina Ibrahimaj.

Më pas në foto e tjera, Rama duket i fokusuar në secilin prej ministrive që janë grupuar në tavolina të ndryshme.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë