Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, në një deklaratë për mediat përpara Bashkisë së Tiranës ka denoncuar se po fshihen informacionet për inceneratorin e Tiranës.
Ajo renditi pikat për të cilat deputetja, Monika Kryemadhi ka kërkuar informacion në bashki, por dhe pse kanë kaluar 60 ditë nuk ka marrë përgjigje.
“Bashkia e Tiranës është vendi i krimit përsa i përket aferës më të madhe në Shqipëri, asaj të inceneratorit të Tiranës. Që Erion Veliaj vazhdon të fshihet pas derës së zyrës dhe të fshehë në mënyrë të njëpasnjëshme të shkel ligjet e shtetit shqiptar.
Më 12 qershor deputetja Kryemadhi ka kërkuar informacion që synon transparencë për inceneratorin e Tiranës.
Informacion se sa ton mbetje janë depozituar për çdo vit kalendarik. Informacion mbi pagesat e kryera çdo muaj e vit. Kopje të marrëveshjes së firmosur mes palëve. Një kopje të marrëveshjes së këshillit Bashkiak për financimin mes palëve.
Dhe pse kanë kaluar 60 ditë nga dita e kërkesës, Veliaj vijon të fshihej në zyrën e tij. Veliaj sot hesht në mënyrë të turpshme. Këtë transparencë e kërkojmë për interes të qytetarëve, ne thjesht kemi kërkuar informacion. Pse fshihet Veliaj?” , tha Caka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje