Politike

Berisha: Klodian Zoto bronzohet në Vlorë, Viena i refuzoi azilin Mirel Mërtirit, qeveria po e ndihmon t’ia mbathë

Sali Berisha deklaroi për mediat të premten se krahas inceneratorëve një tjetër “aferë po ndodh në Porto Romano”

“Dua të ndalem këtu për aferën e Porto Romanos, e cila është një aferë brenda aferës së shekullit ku nxin firma personale, direkte e Edi Ramës, firmë me të cilën ai provon se është përgjegjës kryesor ligjërisht dhe penalisht për shpërdorimin e 19 mln eurove nga buxheti i shtetit.

Në verën e vitit 2019, Edi Rama deklaron publikisht për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. Të ashtuquajturin ‘EcoPark Durrës’, Edi Rama deklaroi se do ta bëjë me firmën e privatit. Në përputhje me direktivën e tij, me datën 16 tetor 2019, shpallet tenderi për ndërtimin e ‘EcoPark Durrës’. Procedura në mënyrën më paradoksale anulohet në 3 dhjetor 2019, vetëm 3 ditë para se të hapej oferta. Anulohet, çka përbën vepër penale dhe penalitet të rënda të autoritetit kontraktues…”, tha ai

Berisha tha gjithashtu se Klodian Zoto shëtit i lirë në Vlorë.

“Për ta mbyllur këtë ekspoze mund të ju informoj këtu se, sekretin që mban qeveria pikërisht për këto qëllime, Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Lajmi censurore nga mediat e Ramës dhe djegësave.

Por censurimi është edhe më problematik sepse qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të ja mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve. Këto janë informacione të sigurta.

E kam edhe një informacion tjetër për ta mbyllur këtë ekspoze.

Ku është Klodian Zoto, çfarë bën? Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrate Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës”, tha Berisha. 

Berisha foli edhe për faktin nëse do të votëbesohet si kryetar pas humbjes së zgjedhjeve.  

“Unë nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum. Do të caktohet një datë. U bë mbledhja e kryesisë, u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, u miratua rezoluta.

Tani duhet të mblidhet kryesia dhe  duhet të përcaktojë agjendën e veprimeve. Është i pashmangshëm.

Votëbesimi është ligj absolut, kjo është”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë