Politike

Këlliçi nxjerr dokumentin: Veliaj i përfshirë më shumë se një herë me firmë në inceneratorin e Tiranës

Ish-kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj është përfshirë në më shumë se një firmë si garant i inceneratorit të Tiranës.

“Meqë deri më sot kemi parë vetëm një dokument me firmën e kryebashkiakut, firmë e cila garantoi për 30 vite vjedhjen sistematike të qytetarëve të Tiranës, sot po japim provën e radhës, se Kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë dhe ka marrë angazhime përtej atyre që deklaron publikisht. Sot po publikojmë një dokument tjetër po me firmë të Veliajt, i cili fakton pa pikë mëdyshjeje se ai, jo vetëm ka shpërdoruar detyrën duke anashkaluar Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur Ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, por ai me firmën e tij, angazhohet për të kryer të gjitha veprimet në landfillin e Sharrës dhe t’i shërbejë biznesit të tij me Mërtirin.

Erion Veliaj me firmën e tij shprehet e zezë mbi të bardhë se ai jo vetëm angazhohet për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton (pa TVSH) përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Marrëveshjes (pra për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu angazhohet për të dhënë asistencë për të gjithë procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e Inceneratorit të Tiranës.

Dokumenti i publikuar nga Belind Kelliçi

Ai po ashtu, me firmën e vetë merr përsipër të japë asistencë për proceset e shpronësimit si dhe të shmangë çdo veprim që bie ndesh me Kontratën, frymën dhe anekset e saj. Pra garanton që vjedhja përmes inceneratorit fantazmë të Tiranës të vijojë për 3 dekada…”, shkruan Këlliçi, duke nënvizuar më pas se dokumentacionin e plotë përfshi korrespondencën mes bashkisë së Tiranës dhe ministrinë e Infrastrukturës do ta depozItojë në SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë