Politike

Presidenti flet me heshtje / S’firmos Kanabisin, Mjekësinë e Akademinë por 3 ligjet hyjnë në fuqi

Sot skadoi afati për Presidentin e Republikës Bajram Begaj për të dekretuar tre ligjet e shumë debatuara, atë të legalizimit të Kanabisit, trajtimin special të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe ligjin për Akademinë e Shkencave. Orari zyrtar ka përfunduar dhe duket se kreu i shtetit zgjodhi që të flasë me heshtje, duke mos i dekretuar, por këto 3 ligje hyjnë në fuqi.

Këto tre nisma të miratuara në 20 korrik në parlament kanë krijuar shumë debate mes palëve ku opozita ka akuzuar maxhorancën se cenojnë parimet kushtetuese.

Vetë kreu i shtetit duket se ka marrë kohën maksimale që përcakton Kushtetuta për të shqyrtuar dekretimin apo jo të 3 ligjeve dhe në fund zgjodhi heshtjen.

Begaj priti ditë më parë edhe studentët e Mjekësisë që e kundërshtonin ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas studimeve. Po ashtu edhe disa deputetë të opozitës i kanë dërguar letra për të mos e dekretuar ligjin për Akademinë e Shkencave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë