Politike

Rama: Ndëshkime të ashpra për ata që hedhin plehra në rrugë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ndëshkimesh ligjore për të gjithë ata persona apo subjekte që hedhin plehra në rrugë.

Në një postim në FB, ai shprehet se nuk mund të tolerohet “sjellja e egër” e një pakice, e cila përmes veprimeve të tilla dëmtojnë imazhin e “Shqipërisë së rilindur nga turizmi”. Rama mori shkas nga ndotja që është bërë këto kohët e fundit në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë, ku përditë qarkullojnë mijëra qytetarë dhe sidomos turistë të huaj.

Rama është shprehur se kjo paketë masash do të hyjë në fuqi maksimumi në fillim të vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë