Politike

Beleri u la në burg, MEPJ greke: Shqipëria po shkel ligjet e së drejtës evropiane

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, që la sërish në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Në reagimin e ministrisë thuhet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgosjes së tij, rrëzon kërkesën për lirimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij në përputhje me parimet e shtetit ligjor, prezumimin e pafajësisë dhe respektimin e të drejtave civile të të gjithë qytetarëve është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës evropiane, të cilat autoritetet shqiptare duhet t’i respektojnë rreptësisht”, thuhet në reagim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë