Politike

Turizmi/ 200 fluturime në ditë në Rinas, Rama: Ky vit, kthesë historike për Shqipërinë

Nga Gazeta ‘Si’ – Kryeministri Edi Rama e konsideron sezonin turistik të këtij viti si një kthesë historike për Shqipërinë.

Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, Rama theksoi se “vendi tashmë ka hyrë në një fazë të re transformimi për turizmin me synimin që deri në vitin 2030, Shqipëria të bëhet vendi lider për turizëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”

“Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në aspektin e afrimit të plotë me Greqinë apo të tjera vende që janë para nesh kur vjen fjala tek numri i turistëve për frymë.”

Rama vlerësoi edhe transformimin që ka pësuar Aeroporti “Nënë Tereza”, që në ditë ka rreth 200 fluturime.

“Duhet nënvizuar një element që është aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishëm me ndryshimin e koncesionarit dhe ndryshimet që janë bërë nga kompania shqiptare.

Shqipëria në rritjen e numrit të pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe jemi në kushtet kur mund të themi pa rezervë se jo vetëm jemi konkurrues në aeroportin e Beogradit që është aeroporti më i madh i rajonit tonë, por me shumë gjasë mund ta kapërcejmë aeroportin e Beogradit në numër pasagjerësh këtë vit.

Besoj që është e rëndësishme të kujtohet se kantieri i Aeroportit të Vlorës është në punë sipas grafikut. Aeroporti i Vlorës do operohet nga Aeroporti i Mynihut dhe kemi shumë besim që me futjen e Aeroportit të Vlorës do kemi bum të konsiderueshëm në rritjen e numrit të turistëve”, u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë