Të hënën e ardhshme në 4 shtator Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e saj.
Forumi i lartë i PS do të vendosë mbi riorganizimin në parti në këtë sezon politik, por aty pritet te shpallet edhe riformatimi i qeverisë nga kryeministri Rama.
Sipas burimeve partiake, pritet që në shtator të kemi ndryshime të rëndësishme të emrave brenda kabinetit të qeverisë. Kryeministri Edi Rama ndryshimet në qeveri i ka paralajmëruar para pak ditësh por nuk ka asnjë detaj më shumë duke bërë që dhe ministrat të jenë në ankth dhe në pritje të vendimit të Asamblesë së 4 shtatorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje