Nga Gazeta ‘Si’ – Më 2 shtator, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar.
Pas rizgjedhjes për herë të katërt si kryetar i PD, Basha pritet të bëjë dhe daljen publike për të paraqitur dhe ndryshimet në partinë që ka prej më shumë se 2 vitesh që ka pësuar një çarje të thellë mes demokratëve.
Veç logos së Kuvendit, mësohet se do të përcaktohet agjenda politike e PD. Ndërsa me interes pritet mënyra se si do të organizohet kjo parti. Padyshim, Basha do të realizojë sërish dhe ndryshimet e “kushtetutës” së partisë së tij.
Ky kuvend veç ndarjes finale me grupimin Berisha, pritet të vendosë dhe fatin e grupimit tjetër të deputetëve që përfaqësohen nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Deputetët e PD kontestuan procesin për zgjedhjen kryetarit të PD, madje bënë padi në Gjykatë. Në zgjedhjet për kryetar të korrikut morën pjesë vetëm 6 deputetë të grupit parlamentar të PD.
Agjenda e Kuvendit
Ndryshime statutore;
– Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
– Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje