Nga Gazeta Si- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 2 shtator në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Ky është njoftimi i bërë nga PD-ja që njëherësh ka dhënë edhe mesazhin që synon të arrijë me këtë reformim të partisë të paralajmëruar.
“Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e PD-së.
Në këtë reagim jepet edhe mesazhi që kjo forcë politike do të nxjerrë mësime nga gabimet e së shkuarës. “Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”, thuhet në mesazhin e PD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje