Politike

Rikonstruksioni i Hoteleri-Turizmit/ Rama: Nis certifikimi nga shkolla e Lausanne. 80% e studentëve punësohen që në banka

Nga Gazeta ‘Si’ – Teksa po inspektonte sot (30 gusht) ambientet e shkollës së rikonstruktuar të Hoteleri-Turizmit në Tiranë, Rama deklaroi se ajo do të mbështesë nevojat e sektorit me fluksin e turistëve.

Ai deklaroi se shkolla ka nisur certifikimin nga ajo e Laussane “që është më e mira në botë për hotelerinë”.

“Në shkollën e rikonstruktuar të Hoteleri-Turizëm në Tiranë, e cila ka nisur certifikimin nga Shkolla e Lausanne, më e mira në botë për Hotelerinë, që do të mbështesë nevojat e sektorit Hoteleri-Turizëm në një kohë kur arsimi profesional po preferohet përherë e më shumë nga të rinjtë, ndërsa 80 % e studentëve punësohen që në bankat e shkollës me pagesa konkurruese për tregun,” tha Rama teksa shprehu pakënaqësi për numrin e ulët të regjistrimeve në këtë shkollë.

Ai deklaroi se vëmendja për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë do të jetë në fokus kryesor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë