Kryesocialisti Edi Rama fjalimin e tij në Asamblenë e PS-së e ka nisur me suksesin e arritur me bumin turistik, por edhe me rezultatet e realizuara nga reforma në drejtësi.
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një nivel të ri. Ka plot arsye që e pohojnë këtë. Por dy janë pohimet më të mëdha, e para sezoni i turistik dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë. Ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri dhe nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj. Shqipëria 2030 është ende përpjetë dhe sfidat janë ende më të mëdha. Sa më shumë bëjmë progres aq më shumë rritet nevoja për fuqizim politik”, tha Rama.
Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë të re, duke u ngritur në një nivel të ri, edhe pse kjo për kreun e qeverisë, nuk është maja ky synohet të arrihet.
Në fjalën e tij, në mbledhjen e Asamblesë së PS, ku priten me kërshëri ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama tha se sot qeveria ka 1001 arsye për të qenë krenare, me arritjet e saj ku vecoi kryesisht turizmin.
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re. Është ngritur në një nivel të ri. Ka plot arsye që e phojnë këtë të vërtetë. Dy janë pohimet më të mëdha të saj: sezoni I jashtëzakonshëm turistik dhe impakti I pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë. Shqipëria e 10 vite më parë, kishte po këto dete, male e lumenj, por nuk ishte një destinacion turistik europian. Turistët më europianë ishin emigrantët shqiptarë. Për të tjerët Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë. ë pasqyrat e shtypit lajmet e mira ishin si pika uji, ndërsa për turistët e pakët Shqipëria ishte një vend zhgënjyes. Këtë verë kronikat me prestigj botëror, e bombarduan publikun për shpërthimin turistik të Shqipërisë. Korça, Berati e të tjera qytete aty ishin, por turizmi ishte një kockë pa mish. Në Berat nuk shkohej dot se nuk kishte rrugë, për të fjetur ishte laj thaj hotel Tomorri. Në Gjirokastër, cop cop po ashtu. Rritja e kësaj decade të parë të qeverisjes sonë, kulmoi me një bum turistik. Kjo erë e re për turizmin u ndje edhe në qytetet të tjera larg bregdetit, ku vite më parë as që imagjinohej. Kur unë flisja për Tepelenën turistike më besonte vetëm tërmeti.” u shpreh Rama. Ai kërkoi që të mos dehet nga kjo për të arrijë që ta mbajnë këtë edhe për vitin 2030.
“Ashtu si dhe në qeverinë qendrore ne duhen të shpejtojnë reformat e sezonit turistik, që ky vend të mos bëhet viktima e skuskesit. Pesë vitet që kemi përpara do të kemi sukses për Shqipërinë turistike, për edhe në sasi dhe në cilësi. Nami i mirë do të na kthehet në bumerang, kur ne sapo kemi futur këmbët në superligë, ndërsa të trjerë kanë kohë që krkojnë kupnë. Afirmmi ndërkombëtar i Shqipërisë së kthyer në destinacion europian jo rritje e turistëve lajm i mirë”, tha Rama. Sipas tij, Shqipëria pushtoi mediat ndërkombëtare si pikë turistike jo nga financimet e bëra nga shteti. Gjatë fjalës së tij ai kërkoi që të realizohet infrastruktura e re për sezonin turistik, në porte turistike, e resorte.
“Tirana, kryeqyteti ynë i betonizuar dhe i mbytur nën hijen e kullave të krimit, ku dëgjohen kujat e vajtocave të bulevardit politik që të këpusin shpirtin se këtu nuk jetohet apo punohet….kryeqyteti që deri dje kur vinte korriku banohej vetëm nga punonjësit e shtetit, këtë vit u pushtua nga turistët, rrugë më rrugë dhe shpi më shpi duke sjellë një lumë të pataksuar parash në arkën e familjeve nga dhomat e dhëna me qira. Një fenomen i ri i zhvillimit të Shqipërisë turistike, me shtrirje përgjatë krejt vijës bregdetare nga Shkodra në Përmet dhe deri në Kolonjë madje edhe në Kume, ku deri dje balta hynte nëpër shpi dhe ujërat e zeza dilnin nga dera, këtë vit hynin dhe dilnin në rrugën e sistemuara turistë që kishin marrë dhoma me qira”, theksoi Rama.
Më tej ai theksoi se “aeroporti i Tiranës me shumë pasagjerë sesa i Beogradit, kush mund ta imagjinonte këtë 10 vjet më parë kur ai tjetri, mbreti i aeroportëve të mund t’ja linte fronin Rinasit, që me shumë gjasë, do të kapërcejë mbi kufirin e 6 milionë pasagjerëve. Po të mbash parasysh se kur andej në kryeqendrën e Jugosllavisë uleshin turistë nga Evropa dhe në Rinas zbrisnin vetëm një grup marsianësh…dhe po të mendosh se në këto 10 vjet kemi gjashtëfishuar numrin e pasagjerëve atëherë ka vetëm një fjalë të vetme në lartësinë e kësaj arritjeje: fantastike”.
Por Rama u shpreh se pavarësisht një sezoni turistik fantastik, nuk është i lumtur.
“Duken sikur kanë kaluar 100 vjet. Po jam i gëzuar, i lumtur? Jo fare. Majorca ka 1 milionë banorë dhe 18 milionë turistë nuk mund të jem dot i lumtur. Nuk mund të mos jem i gëzuar kur mendoj se deri dje ishte Sahati, Skënderbeu, kisha, xhamia dhe liri demokracia. Bashkë me paratë e qeverisë që derdheshin kot për t’i bërë reklamë në CNN. Por Tirana dhe Shqipëria ka hyrë në hartën turistike pa shpenzuar para ndërsa sot flasin keq edhe zi vetëm shqipfolësit pa iman të këtij vendi, të cilët, mua edhe ju këto parti, na duan të vdekur, kaq shumë sa i bien mbarë e prapë Shqipërisë duke ua nxirë shqiptarëve dhe duke lënë pa gojë të huajt kur këtyre i pyesin se çmendojnë këta përqeshës gjuhë jashtë për vendin e tyre. Miliona turistët nga tërë Evropa, Amerika e deri tek Australia vijnë të buzëqeshur dhe largohen nga mikpritja, kultura dhe hiret e këtij vendi të vogël, ku në kaq pak territor…dhe po gjejnë edhe një siguri mbresëlënëse në këtë vend që nuk ka asnjë lidhje me legjendat e zymta të Shqipërisë së pasigurt.”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje