Politike

Bardhi e Berisha në tryezën e opozitës me 47 deputetë: Të dalim me agjendë të përbashkët parlamentare

Nga Gazeta ‘Si’ – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga tryeza e përbashkët me 47 deputetë opozitarë, deklaroi se PD duhet të lërë pas debatet e brendshme dhe të dalë me agjendë të përbashkët parlamentare.

“Një nga çështjet që ka qenë prioriteti i shpallur javë më parë, është masakra zgjedhore. Masakra zgjedhore dhe mënyra se si Rama organizon zgjedhjet, jo të gjitha fenomenet kriminale të krijuara prej tij, nuk zgjidhen me reformën zgjedhore. Çdo ditë kjo qeveri prodhon nga një skandal. Duhen ngritur komisione hetimore. Ky është takimi i parë që pas zgjedhjeve të 25 prillit, duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë. Të ndërtojmë agjendë të përbashkët parlamentare dhe gjejmë zgjidhje për probleme që duken në qëndrime të kundërta.

Respektojmë qëndrime të secilit koleg për çështje që na kanë ndarë deri në këtë moment. Ndasitë në qëndrime veçanërisht për çështje të ndryshme, veçanërisht brenda PD nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve dhe demokratëve.

Duke ruajtur mendimin individual për zhvillimet apo debatet e brendshme, ndaj bindjen që kjo nuk do të na pengojë që sot të unifikojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Ramës duke dalë me agjendë të përbashkët parlamentare”, tha Bardhi.

Thirrjes së Gazment Bardhit për të qenë pjesë në një tryezë të përbashkët të deputetëve demokratë i janë përgjigjur pozitivisht grupimi i deputetëve të Sali Berishës, 21 deputetë.

Gjithsej në takim janë 43 deputetë, 4 online, ndërsa ashtu siç pritej, takimin e bojkotuan deputetët e Lulzim Bashës.

Të pranishëm në mbledhje:

  1. Gazment Bardhi;
  2. Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
  3. Dhurata Çupi;
  4. Saimir Korreshi;
  5. Dashnor Sula;
  6. Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  7. Zheni Gjergji;
  8. Qani Xhafa;
  9. Helidon Bushati;
  10. Ramadan Likaj;
  11. Xhelal Mziut;
  12. Flamur Hoxha;
  13. Bledion Nallbati;
  14. Agron Gjekmarkaj;
  15. Ferdinand Xhaferaj;
  16. Ervin Salianji;
  17. Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
  18. Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  19. Fatmir Mediu (PR);
  20. Agron Duka (PAA);
  21. Vangjel Dule (PBDNJ);
  22. Dashamir Shehi (LZHK);
  23. Greta Bardeli;
  24. Ina Zhupa;
  25. Isuf Çela;
  26. Asllan Dogjani;
  27. Bujar Leskaj;
  28. Edi Paloka;
  29. Kastriot Piroli;
  30. Lindita Metaliaj;
  31. Ludovik Hasanaj;
  32. Sorina Koti;
  33. Tomorr Alizoti;
  34. Edmond Spaho;
  35. Albana Vokshi;
  36. Flamur Noka;
  37. Oerd Bylykbashi;
  38. Luan Baçi;
  39. Tritan Shehu;
  40. Sali Berisha;
  41. Kasem Mahmutaj;
  42. Elda Hoti
  43. Emilja Koliqi

Mungonin:

  1. Lulzim Basha;
  2. Enkelejd Alibeaj;
  3. Orjola Pampuri;
  4. Arbi Agalliu;
  5. Kreshnik Çollaku
  6. Eralda Bano;
  7. Flutura Açka;
  8. Merita Bakiu;
  9. Selaudin Jakupllari;
  10. Andia Ulliri;
  11. Shpëtim Idrizi (PDIU);
  12. Mesila Doda (PDIU);
  13. Nusret Avdullaj (PDIU);
  14. Gëzim Ademaj (PDIU);
  15. Agron Shehaj (ndodhet jashtë)
  16. Orjela Nebiaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë