Politike

Shpërblimi me poste i besnikëve të tij, Basha zgjedh kupolën drejtuese, Alibeaj në vend të Bardhit (emrat)

Këshilli Kombëtar i PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha nuk pati surpriza. Në postet drejtuese të partisë janë njerëzit besnik të tij në gjithë procesin e tranzicionit të partisë pas ndarjes de- facto saj në dy pjesë.

Votimi i tyre u zhvillua pa emra alternativë, që do të thotë pa garë.

PD votoi Enkelejd Alibeajn në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në vend të Gazment Bardhit.

PD e Bashës do të ketë 4 nënkryetarë, Flutura Açkën, Kreshnik Çollakun, Orjola Pampurin dhe Roland Bejkon.

Kryetar i Komisionit Zgjedhore në PD do të vijojë të jetë  Jemin Gjana.

Xhemal Bushati, ish-kandidati i Bashës për zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Shkodrës, do të jetë kryetar i Këshillit Kombëtar.

Basha ka propozuar gjithashtu ish-rivalin e tij në postin Sekretar për të Përndjekurit Politikë.

  Ai ka rikthyer në poste, Edvin Kullurin, Xhemal Gjunkshin dhe Blendi Sulajn.

Ndërkohe u votuan edhe 15 emrat e kryesisë së re të partisë. 

Emrat e rinj

SEKRETAR EKZEKUTIV PER ORGANIZIMIN

Taulant Zeneli

SEKRETAR EKZEKUTIV PER BURIMET NJEREZORE DHE KOORDINIMIN DIXHITAL

Endri Hasa

SEKRETAR EKZEKUTIV PER CESHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE

Indrit Sefa

SEKRETAR PER PROGRAMIN

Arbi Agalliu

SEKRETAR PER SIGURINE KOMBETARE DHE KOORDINIMIN EURO-ATLANTIK

Xhemal Gjunkshi

SEKRETAR PER TE PERNDJEKURIT POLITIKE

Gjregj Hani

SEKRETAR PER REFORMEN ZGJEDHORE

Rezart Kthupi

SEKRETARE PER GRUAN

Taulanda Jupi

SEKRETAR PER RININE

Blendi Sulaj

SEKRETAR PER MARREDHENIET ME PUBLIKUN

Edvin Kulluri

SEKRETAR PER PUSHTETIN VENDOR DHE DECENTRALIZIMIN

Alfrida Marku   

 

Propozimet për postet ne PD

Xhemal Bushati, kryetari i këshillit Kombëtar

Sekretar i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj

Nënkryetaret e PD

Flutura Açka

Kreshnik Çollaku

Orjola Pampuri

Roland Bejko

Kryetar i Komisionit zgjedhor, Jemin Gjana


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë