Sali Berisha zhvilloi takimin e dytë të mërkurën me Gazment Bardhin me qëllim unifikimin e qëndrimeve për axhendën parlamentare.
Në fund të takimit, ai i la radhën Bardhit si kryetar i grupit të specifikonte se cila do të ishte lëvizja e radhës së grupit të PD-së që nis me kërkesën për mocion me debat ndaj kryeministrit Edi Rama për inceneratorët.
Paralelisht me axhendën parlamentare të pjesës më të madhe të grupit parlamentar, Lulzim Basha në anën tjetër mblodhi të vetët përmes një strukture, që ai e njeh si Kolegji i Kryetarëve të PD-së.
Në fund të takimit u vendos që të gjitha strukturat e PD-së zyrtare t’i nënshtrohen zgjedhjeve, proces që planifikohet të përfundojë në 31 dhjetor.
Zgjedhjet në PD do të nisin pas 5 tetorit, ndërsa deri në këtë datë do të kryhet procesi i verifikimit të plotë të anëtarësisë.
Ndryshe nga Berisha, Basha ka qëndruar pasiv në betejën parlamentare se kush duhet ta udhëheqë opozitën.
Ai ka munguar në seancën e votimit të dekreteve për ministrat e rinj dhe të njëjtën gjë bëri edhe Sekretari i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj.
Basha nuk ka specifikuar se kush do të jetë kryetari i grupit dhe i ka shmangur debatet me ish-kolegët e tij përfshi Gazment Bardhin duke munguar kryesish.
Ai ka ristrukturuar lidershipin e partisë, duke u fokusuar më shumë në organizimin e degëve, aty ku puna çalon edhe më shumë.
Rasti i fundit ishte ai i zgjedhjeve në Kukës, ku PD-ja e drejtuar prej tij nuk do të nxjerrë kandidat për kryetar bashkie.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje