Politike

Kuvendi voton Meten në krye të Financave, Bardhi: Dekreti antikushtetues, ishte kryetar i AMF kur Begaj firmosi   

Kuvendi votoi të enjten shkarkimin e Delina Ibrahimajt si ministre e Financave dhe emërimin në vend të saj të Ervin Metes.

Votimi nuk pati surpriza, por para votave, Gazment Bardhi deklaroi se dekreti i Presidentit për Meten ishte antikushtetues.   

“Në kundërshtim flagrant me nenin 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik. Shkarkimi i Metes (si kryetar i AMF) është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Ka bërë dekretim pa kryer verifikim formal nga anëtari i Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.

Seancën e kaluar parlamentare, Kuvendi miratoi dekretet e ministrave të rinj, ndërsa shtyu për të enjten votimin për Meten me argumentin se ende mbante një tjetër funksion publik atë të kryetarit të AMF-së.

Mete u shkarkua të hënën nga Kuvendi si kryetar i AMF për t’i hapur më pas rrugën emërimit të tij në krye të Financave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë