Politike

Sa deputetë ka Basha në Kuvend, makinacionet e tij ndaj Mediut dhe pakti fluid me Idrizin

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, njoftoi të enjten një lëvizje të deputetëve të opozitës nga Grupet Parlamentare. Deputetja demokrate Merita Bakiu është larguar nga Grupi Parlamentar i Aleanca për Ndryshim i drejtuar nga Fatmir Mediu ku ishte dhënë ‘hua’.

Mediu ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha.

Ai ishte i pranishëm në të dyja takimet e tyre. Nuk vonoi dhe Basha u kundërpërgjigj.   

Merita Bakiu është përkrahëse e tij dhe pjesë e 10 deputetëve që i kanë dalë në krah, kur Basha u rizgjodh në krye të PD-së që me statut duhet të jetë edhe kryetar i grupit Parlamentar.

Sipas rregullores së Kuvendit, Merita Bakiu duhet të qëndrojë 6 muaj pa një grup parlamentar, për të pasur më pas të drejtën për t’u futur në një të tillë.

Por largimi i Merita Bakiut si tentative për t’i prishur grupin nuk rriskoi Mediun. Këtij të fundit iu bashkua  deputeti i pavarur Petrit Doda duke ruajtur numrat për grupin “Aleanca për Ndryshim”.

Dy deputetë të tjerë krah Bashës të huazuar tek aleati tjetër Shpëtim Idrizi janë Andia Ulliri dhe Seladin Jakupllari.

Ne foto: Grupi parlamentar i drejtuar nga Shpetim Idrizi

Ndryshe nga Bakiu ata nuk kanë bërë kërkesë për tu larguar nga grupi që mban në këmbë Idrizin por janë parë bashkë më Bashën duke u futur në Kuvend të enjten.

Shpëtim Idrizi nuk ishte në asnjë prej takimeve të organizuara nga Gazment Bardhi dhe dukshëm është distancuar edhe nga Sali Berisha.

Me gjasa Basha nuk do të bëjë ndonjë lëvizje për t’i tërhequr dy deputetët nga Idrizi duke ruajtur një aleancë fluide me këtë të fundit.

Edhe pa dy deputetët, Andia Ulliri dhe Seladin Jakupllari me numrat që ka në dispozicion, Lulzim Basha mund ta formojë një grup parlamentar në emër të PD, pasi i nevojiten vetëm 7 deputetë. Ndaj dhe Idrizin e mban “në tavë” ndërsa Mediun e lëshoi, sa kohe kaloi në anën tjetër.

Deputetët që mbështetin Lulzim Bashën

Enkelejd Alibeaj

Oriola Pampuri

Flutura Açka

Eranda Tase Bano

Kreshnik Collaku

Oriela Nebijaj

Arbi Agalliu

Merita Bakiu (Iku nga grupi i Mediut)

Selaudin Jakupllari (Pjesë e grupit të Shpëtim Idrizit)

Andia Ulliri (Pjesë e grupit të Shpëtim Idrizit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë