Politike

Kukësi / Kolegji rrëzon KAS: PD e Bashës, parti e parë në opozitë, i takojnë vendet në KZAZ (por Basha s’ka kandidat)

Lulzim Basha nuk ka kandidat për zgjedhjet në Kukës, megjithatë ai ankimoi vendimin e KQZ dhe me pas KAS që të ketë dy anëtarë  të KZAZ-së në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit.

Kolegji Zgjedhor ia ka pranuar kërkesën duke e  cilësuar si forcën më të madhe opozitare në vend, e dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, proces ku partia e drejtuar nga Basha u katandis në pak vota më shumë se partia e Tom Doshit dhe u rendit e treta pas PS-së dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”.

Dega e PD-së, Kukës e drejtuar nga Basha deklaroi se nuk do të përfaqësohet me kandidat në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit, madje do të qëndronte pasive në fushatë, me argumentin se do të fokusohej tek organizimi i strukturës së kësaj dege.

Por ndryshe nga pasiviteti në bazë, Basha është treguar aktiv në qendër, duke kërkuar ndikim dhe përfaqësim në KZAZ-në e Kukësit edhe pse aty të paktën zyrtarisht thotë se nuk merr pjesë.

PD zyrtare do të ketë 2 anëtarë në KZAZ për zgjedhjet lokale në Kukës, ndërsa 1 anëtar Partia e Lirisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë