Politike

Bojkotoi mbledhjen, Açka: Nuk doja të bëheshim qesharakë! Bardhi: Mes meje dhe asaj nuk ka asgjë!

Gazeta Si – Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit ka nisur me një incident. Shkak është bërë paraqitja e Flutura Açkës si kryetare e grupit parlamentar të PD-së. Por në mbledhjen e sotme ishte paraqitur dhe Gazment Bardhi, pasi njihet nga Kuvendi si i tillë.

Deputetja Açka e cila bojkotoi mbledhjen ka sqaruar edhe arsyet e ndërmarrjes së këtij vendimi, duke kërkuar që Kuvendi ta zgjidhë sa më këtë situatë.

“Kuvendi nuk u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve – nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situtës mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë – “dy dado e vrasin fëmijën!” Do t’i lutesha medias të korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilēs (mund) t’ia çoj”, shkruan ajo në rrjetet sociale.  Më tej ajo thekson se “Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me  distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”.

Por Bardhi pas mbledhjes u shpreh se nuk ka asnjë përplasje me Açkën nga ana personale.

“Mes meje dhe Açkës nuk ka ndodhur asgjë. Açka i drjetoi një pyetje drejtueses se në çfarë cilësie ishte në mbledhje. Ajo mori përgjigje se ishte në cilësinë e kryetares së komisionit të arsimitdhe në atë moment u largua”, theksoi Bardhi.

I pyetur se kush e drejton grupin parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në fund të Konferencës së Kryetarëve tha se 28 deputetë janë shprehur qartë.

“Për grupin parlamentar të PD-së është e qartë se kush është, ka një lojë të Edi Ramës për të mbajtur ndezur konfliktin në opozitë, pjesë e së cilës për fat të keq janë bërë disa kolegë. Deputetët e grupit parlamentar të PD-së, 28 prej tyre e kanë njoftuar kryetaren e Kuvendit se kush është kryetari i grupit”, theksoi Bardhi.

Ndërsa në mbledhjen e konferencës është diskutuar mbi komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, që parashikohet ti zgjatet me 6 muaj mandati.

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, pas mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura, akuzoi mazhorancës se nuk e ka prioritet reformën zgjedhore. Ai shtoi se se opzoita nuk e pranon që çështja e zgjedhjeve të lira të mos trajtohet.

“Komisioni i reformës zgjedhore u diskutua sot gjatë mbledhjes.I jam drejtuar kryetares së Kuvendit për të nxjerrë përgjegjësitë për komisionin që është mbledhur 2 herë në 1 vit pa dhënë asnjë rezultat. Në zgjedhjet e 14 majit duhet të shkonim me një kuadër të plotë ligjor që përmbushte rekomandimet e OSBE. I kam kujtuar kolegëve të PS që kanë shpallur si prioritet reformën zgjedhore, për të cilën duhet të jesh serioz. Si opozitë kemi marrë përgjegjësitë tona për mosrealizimin e reformës zgjedhore. Nuk pranojmë dot që një çështje si zgjedhjet e lira të mos trajtohet. Këtë e kemi adresuar duke krijuar një ekip të ri përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore”, u shpreh ai. Kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore duket se nuk janë pranuar nga mazhoraca. Ai shtoi se opozita do votojë kundër ligjin për të rritur pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“E dyta çështje që dua të ndaj me ju ka të bëjë me një ligj që në gjykimin tonë heq kapjen nga qeveria të Gjykatës Kushtetuese, propozimi i Edi Ramës dhe qeverisë për të rritur me 7 mijë lekë në muaj pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vjen si një pazar i qartë mes GJK-së dhe qeverisë”, theksoi Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë