Seanca plenare e te enjtes kishte si rend dite projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit për Reformën Zgjedhore” me gjashtë muaj, por sherri brenda PD bëri që PS ta shtyjë vendimin për seancën tjetër.
Debati për këtë çështje pritet të jetë sërish brenda opozitës
Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Bardhi, në cilësinë e kreun e grupit, kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn i zgjedhur muaj më parë dhe ta zëvendësojë me Oerd Bylykbashin.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.
Gazmend Bardhi propozon deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.
Në rend dite është futur edhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilën grupi i drejtuar nga Basha ka deklaruar që do të votojnë pro rritjes së pagave për gjyqtarët, ndërsa grupi tjetër i PD-së do të votojë kundër me argumentin se cenon pavarësinë e Gjykatës.
Gjatë diskutimit në Kuvend, grupi parlamentar i PS-së propozoi shtyrjen e vendimit për komisionin e reformës zgjedhore, ndrsa Berisha tha se po behet Pazar me grupin e Bashës që njëherë të jepen votat për anetarët e Kushtetueses dhe pastaj të votojnë për komisionin dhe perberjen.
“Në qëndrimet që mbani ka një hipokrizi të pafundme dhe djallëzi primitive.
Pse ju doni t’i ndani momentet? Doni t’i ndani momentet sepse, dhe janë momente të pandashme. Po miratojmë shtyrjen, ndryshimin e përbërjes, nesër mblidhet komisioni.
Nëse të interesuar për një frymë, por ju hallin e keni tjetërkund, ju doni të merrni peng persona këtu, që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes.
Po, po, se është votimi për rrogat e gjykatës…”, tha Berisha duke shigjetuar indirekt Enkelejd Alibeajn.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje