Lulzim Basha atakoi indirekt Sali Berishën kur u pyet nga media se 28 deputetë kanë firmosur që Gazment Bardhi të jetë kreu i grupit të PD.
Basha tha se PD nuk merret më me këto lojëra, por do të fokusohet tek problemet e qytetarëve.
“Nuk merremi me tallavatë. Nuk merremi me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do të fokusohet te problemet qytetarëve. Për një vite gjysmë PD ka qenë nën sulm dhe është marrë me veten e vet. Ua kam thënë, koha kur merreshim me njëri tjetrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund. Ditë për ditë me njerëzit dhe për njerëzit. Aleanca e kullave nuk do ta mbajë peng PD-në”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje