Politike

Bardhi dhe Berisha mbledhin deputetët: Rama po bllokon reformën zgjedhore, ‘çojmë’ në Kushtetuese Portin e Durrësit

Deputetët e opozitës u mblodhën në një tjetër takim në kryesinë e Kuvendit drejtuar në njërën anë nga Gazment Bardhi dhe në anën tjetër nga Sali Berisha.

“Për të dalë tek çështjet konkrete, kam informuar grupin parlamentar dhe gjithë kolegët për dy komisione hetimore, për abuzimet në sistemin TIMS- dhe kontratat koncesionare në fushën e Shëndetësisë. Së dyti jemi të ndërgjegjshëm se nuk është në interesin e Ramës që të hetohen personat që kanë vjedhur të dhënat në sistemin TIMS. Kryetari i grupit të PS-së u zotua publikisht se në rendin e ditës do të futet çështja e Reformës Zgjedhore, por nuk është futur.

Mazhoranca do të mbajë të bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore. Të ndalosh opozitën që të mos caktojë përfaqësuesit e saj për Komisionin e Reformës zgjedhore kërkon ta hedhësh në erë. A ka të dhëna shqetësuese se grupe kriminale janë të përfshira në projektin e Portit të Durrësit?. Po mendojmë ta çojmë ligjin korruptiv në Kushtetuese. Duan të pastrojnë paratë e krimit” tha Bardhi pas takimit ku morën pjesë 28 deputetë. Edhe në këtë takim nuk ishin deputetët mbështetës të Bashës që edhe ata kanë dërguar kërkesa paralele në kryesinë e Kuvendit për komisionin për reformën zgjedhore.  

”Kolegu Basha të vijë dhe të flasë këtu e ta çojmë para… Të bësh opozitë duhet të përmbushësh nevojat me qytetarët. Basha do duhet t’i rikthehet opozitarizmit në parlament dhe jashtë parlamentit” tha Bardhi.

Edhe Berisha ishte i orientuar me të njëjtin qëndrim për komisionin për reformën.  

“Ne kemi një draft për Reformën Zgjedhore. Kemi propozime të shumta. Kemi raportin e fundit të OSBE-ODIHR, i cili pikë të parë ka ndëshkimin e dhunimit masiv të zgjedhjeve. Kemi specialistët më të mirë në këtë fushë, por kjo nuk i pëlqen Edi Ramës. Edi Rama nuk njeh ligj, nuk njeh kod moral, nuk njeh Kushtetutë dhe nuk njeh asnjë normë. Interesi i Ramës është pushteti absolut…  tha Berisha.

“Nga ana tjetër ka të dhëna se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar, po përgatitet të marrë përsipër përdorimin e votave për ti emëruar opozitës përfaqësuesin e saj.

Opozita është e vendosur të qëndrojë në të drejtën e saj si opozitë dhe në mbrojtje të opozitarizmit.

Opozita është e vendosur të qëndrojë në mbrojtje të votës, të të gjithë atyre që votuan kundër kësaj qeverie dhe për opozitën”, vijoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë