Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi ka folur për vendimin e gjykatës për ta thirrur si dëshmitar në çështjen Gërdeci, ku po ashtu pritet të dëshmojë dhe Shkëlzen Berisha.
Bumçi tha se do të dëshmojë në Gjykatë atë që ka thënë në SPAK si dëshmitar.
“Vendimi është një akt i rregullt, ligjor dhe nuk ka ardhur asnjë pasojë.
Janë çështje të tjera të sigurisë për të cilat janë dhënë 100 vjet burg. Si ministër Drejtësie gjithçka është publike. Një shkresë e tillë nuk ekziston. Ajo shkresë është akuzë për ata që e kanë ngritur. Ministria e Drejtësisë kishte vërejtje për vendimin e parë dhe vendimi i dytë kishte marrë parasysh vërejtjet tona. Pasi ne japim vendimin se nuk ka vërejtje, del ky faks. Ta mendojmë sikur e kam çuar këtë faks, Do çoja faks nuk kam vërejtje. Ku e çoj? Në ministrinë e Mbrojtjes punonte z. Berisha? Asgjë nuk bën sens. Unë kam bërë kallëzim penal të verifikohet kaligrafia. Nëse është e imja, mbaj përgjegjësi, në të kundër ata që e kanë ngritur duhet të mbajnë përgjegjësi për falsifikim.
Atë që kam thënë në SPAK si dëshmitar, do e them në Gjykatë. Nuk ka akuzë, nuk ka çështje. Është keqpërdorim, nuk ka lidhje me drejtësinë. 100 vite burg janë dhënë. Nëse mendojnë se ka të tjerë, ta hetojnë”, tha Bumçi në News “24”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje