Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha pak ditë më parë se kush prej policëve është përfshirë në mesazhet e kriptuara me njerëz nga bota e krimit do të përjashtohet nga policia. Këtë deklaratë e përshëndeti edhe Sali Berisha duke kërkuar në Kuvend, që i njëjti parim të ndiqet edhe për politikanët.
“Propozimi im është ky: çdo politikan, çdo deputet dhe deputete, që ka përdorur EncroChat, që ka përdorur aplikacionin SKY ECC, që ka përdorur telefona të tjerë të kriptuar, ai të jetë objekt i dekriminalizimit.
Shoh se po largoni policë, shumë mirë. Por duhet të bëjmë në radhë të parë transparencën e politikanëve se ata janë udhëheqësit e krimit të organizuar”, tha Berisha në Kuvend
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje