Politike

Samiti i dhjetorit për integrimin në BE, Rama: Shqipëria i ka bërë detyrat e saj

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat nga Spanja ku ndodhet në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

“Këtu formati është me tryeza të ndryshme. Kemi bashkëdrejtuar me kryeministrin e Suedisë për inteligjencën artificiale kemi pasur edhe të tjera, me atë të ltalisë dhe Presidentin Macron për çështjen e lobimit dhe emigracionin e paligjshëm. Kemi folur për eksperiencat tona të mëparshme, për vitet 2000, eksperiencat e mira me Italinë në dy qeveritë dhe eksperienca të zakonshme në Francë etj. Dhe në këtë aspekt vazhdon funksionon ky komunitet, ku krijohen tryeza e grupe të ndryshme për të çuar përpara pjesë të axhendës së përbashkët Evropiane”- tha Rama.

I pyetur nëse Kosova ishte kryefjalë e diskutimeve, Rama tha se ende nuk ka një diskutim konkret për atë ç’ka ndodhi në Banjskë.

”Jo nuk kemi pasur diskutim specifik për të, natyrisht unë vazhdoj bëj timen. Vazhdoj i qëndroj bindjeve të mia sepse s’janë spontane por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në Rajon dhe në marrëdhëniet e Kosovës. Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë për Kosovën. Por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet dhe analizave që bëhen në Prishtinë, është për të qenë në funksion të Kosovës dhe të njohjes së pavarësisë së Kosovës” tha Rama.

Sa i përket Samitit të Dhjetorit të BE-së, Rama tha se personalisht nuk merret me data dhe se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj, duke nënkuptuar se anëtarësimi është çështje e vullnetit politik të shteteve anëtare të BE-së.

“Unë nuk merrem më fare me data, me dhjetor apo nëntor, apo qershor. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria e ka hapur rrugën e negociatave, kemi punuar ngushtësisht me Brukselin”.

Kryeministri Edi Rama në Granada ka zhvilluar disa takime ku përfshijnë Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, Kryeministrin e Hollandës Mark Rutte dhe Presidentin e Francës Emanuel Makron.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë