Politike

Çollaku: A jeni në vete?! Rezoluta për Kosovën me tre fjali, më fyen. Nuk e votoj

Deputeti i PD-së, Kreshnik Collaku, që përfaqëson  PD-në zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha, tha në Kuvend se rezoluta e dakordësuar (mes PS-së dhe një pjese të opozitës Bardhi dhe Berisha) nuk tregon mbështetjen e duhur të Shqipërisë për Kosovën.  

“…Unë sot shoh që keni mbërritur me një tekst, këtë këtu, më një rezolutë me vetëm tre fjali për Kosovën. Sigurisht se fjalia kryesore është se mbështetni rezolutën e Kosovës, por edhe kjo pa e cituar, por vetëm duke iu referuar. Më falni dhe ju shoh të gjithëve të duartrokisni për një arritje të madhe në këtë histori. A jeni në vete?! Po ky është detyrim kushtetues të çdo kryeministri, të çdo njeriu në këtë vend. Po si mundet të mos mbështesësh Kosovën, e të mos shkelësh Kushtetutën e këtij vendi! Kjo është arritja e madhe? Po kaq është zëri I Shqipërisë në raport me Kosovën. Kosova ka mundur të thotë ato që ka mundur të thotë me rezolutën e parlamentit të saj. Dhe jut ë gjithë e dini që Kosova është në një situatë të brisht ndërkombëtare, ka gjëra që I thotë dhe ka gjëra që nuk mund t’i thotë. Parlamenti I shqipërisë nuk mund të fshihet pas pamundësisë së Kosovës për t’i thënë të gjitha gjërat. Parlamenti i Shqipërisë duhet të buças për Kosovën, sepse Shqipëria njihet ndërkombëtarisht në çdo institucionm është anëtare e OKB-së, për fat të mirë dhe anëtare e Këshillit të Sigurimit në këto kohë, është anëtare e NATO-s dhe si mundet Shqipëria të fshihet pas rezolutës së Kosovës?!

Por edhe këtu, edhe këtu ka një lapsus që nuk e kuptoj. E kuptoj pjesën tuaj pse mund të ndjeheni komod, por nuk e kuptoj realisht miqtë dhe kolegët e mi. Nëpër ambulën e rezolutës tuaj thuhet tekstualisht: Akti criminal të njësie terroristësh serb. Kaq! Po pikërisht këtë thotë dhe Vuçiç. Vuçiç deklaroi që ata ishin grup terrorist serb, të serbëve të Kosovës. Po pikërisht këtë thotë Vuçiç dhe kjo është posht kurajos të opozitës serbe në parlamentin serb që ia vënë gishtin Vuçiçit si dërgues dhe drejtues i asaj komandoje ushtarake mbi Kosovën. Po as sa opozita serbe nuk kemi ne kurajon të themi për të mbrojtur të drejtën e Kosovës?!

Dhe këtë keni shkruar në këtë tekst prej 3 fjalish, I cili është absolutisht një tekst I heshtjes. Nëse ka një dakordësi në këtë sallë sot, është të heshtim, të heshtim për Kosovën! Sigurisht këtë tekst, për sa më përket çdo deputet është I lirë, është vendim sovranm është I lirë t’I qaset si të dojë. Ky tekst për mua personalisht është i papranueshëm, është fyes për këtë parlament, është posht nivelit të opozitës serbe kundër Vuçiçit. Dhe për këtë kam propozuar tre amendamente me shpresën e vakët se do të mund t’I jepnim pak ngjyrë apo zë kësaj resolute eventuale me konsensusin e të gjithë kësaj salle. Nuk e di si do silleni me këto amendamentem ju ftoj t’I hedhim në diskutim, në rast se ka të tjera unë mendoj që kjo rezolutë ka nevojë për amendamente të tjera. Por ua them miqt e mi në mënyrë fare të sinqertë, ky tekst mua personalisht më fyen dhe një votë pro mbi këto tre fjali për Kosovën, mua nuk më bëhet ta jap.”  tha Çollaku, duke paralajmëruar së nëse nuk merren parasysh amendamentet që ka depozituar PD-ja zyrtare ai nuk do ta votojë. PD-ja zyrtare ka depozituar një interpelance me Kryeministrin Edi Rama po për Kosovën, që po mbahet aktualisht në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë