Sali Berisha deklaroi në Kuvend se kryeministri Edi Rama vijon të bashkëpunojë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kurriz të Kosovës.
Duke iu referuar fjalës së Ramës në Kuvend, Berisha tha: “A e kuptoni ju që e ndiqni atë, ai e ka fatin të lidhur për jetë dhe vdekje me Aleksandër Vuçiçin? Ai nuk mund të shqitet kurrë prej tij.
Hiqeni nga mendja.
Cili prej jush priste një fjalë si kjo? Asnjë nga ju nuk mund të priste një fjalë si kjo.
Po ai është pazgjidhshmërisht i lidhur me padronin e tij”.
Më tej ai shtoi: “A e dëgjoni që nuk përmend ndonjëherë Serbinë, në një kohë kur rezoluta që do votojmë, fillon me agresionin e Serbisë në Kosovë, vazhdon me agresionin e Serbisë në Kosovë?
Guxon ky ta përmendë Serbinë? Jo mo kurrë.
Ky është peng, ky është argat, ky ka firmosur diku për të ndarë Kosovën me oreksin e Serbisë.
Pasi dështoi me ndryshimin e kufijve, kaloi te Ballkani i Hapur dhe doli kreu juaj bashkë me Vuçicin në krah dhe paraqiti hartën pa Kosovën.
Pra, e vërteta është se 10 vite që jemi në pozicione të kundërta, ne do e votojmë rezolutën sepse rezoluta shpreh pikë për pikë ato që thotë rezoluta e Kosovës dhe dy-tre nene që nuk janë maksimumi, por përsëri përmbytin çdo gjë të politikës që ka ndjekur Edi Rama kundër Kosovës dhe qeverisë së saj.
Edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe projektin Vuçiç-Rama të ndarjes së Kosovës.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë këtë bashkëpunim që është faktor destabilizues për rajonin”.
Berisha tha në fund të fjalës së do të votojë rezolutën e dakordesuar një ditë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje